Sjellja e Icardit në fushë, deklaratat e Wandas, e deri te fotot hot të çiftit argjentinas, çdo lëvizje e tyre sipas mediave italiane ka një qëllim, ti japin fund aventurës me Interin për të vënë në jetë më pas një transferim të bujshëm tek Juventus.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Icardi dhe Wanda janë të bindur, me apo pa Spalletin në stol, Icardi nuk mund të qëndroj më në Milano. As Conte, trajneri i ri i Interit, sipas të gjithë gjasave, nuk e preferon argjentinasin në skuadër, në këto kushte Wanda duhet të mendoj për ti gjetur një skuadër të re.

Icardi
Icardi

Dëshira e çiftit është të qëndrojnë në Itali, por ofertat për të nuk mungojnë as nga klube të tjera jashtë Serie A, si Atletico Madrid dhe PSG. Në Itali i vetmi opsion që i josh është Juventus, e vetmja skuadër ku Icardi mund të transferohet, e vetmja skuadër e cila mund ti ofroj kushte më të mira ekonomike por dhe mundësinë për të fituar trofe.

Icardii
Icardii

Wanda po bën gjithçka është e mundur që të përjashtoj ofertat që vijnë nga jashtë, për të detyruar në këtë mënyrë Marottën që të ulet në një tavolinë me kampionët e Italisë për ti ofruar ish kapitenin e Interit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: