Shitjet e telefonave inteligjentë arritën kulmet vitin e kaluar, bazuar nga të dhënat e përpiluara nga firma e hulumtimit të tregut, IDC. Sipas IDC-ës, në vitin 2015 u shitën në total 1.43 miliardë njësi në të gjithë botën, një rritje kjo me 10.1% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Pesë kompanitë që shitën më shumë telefona gjatë vitit 2015, sipas IDC-ës, janë: Samsung (tregtoi 324.8 milionë njësi, pati një rritje me 2.1%), Apple (tregtoi 231.5 milionë njësi, pati një rritje me 20.2%), Huawei (tregtoi 106.6 milionë njësi, pati një rritje me 44.3%), Lenovo (tregtoi 74 milionë njësi, pati një rritje me 24.5%) dhe Xiaomi (tregtoi 70.8 milionë njësi, pati një rritje me 22.8%), shkruan krokodili.

Siç mund të shihni dhe nga këto shifra, Huawei dhe Lenovo kanë pasur më shumë rritje gjatë vitit 2015 krahasuar me një vit më parë. Fituesi për vitin 2015 ndër prodhuesit më të mëdhenj të telefonave inteligjentë, sipas IDC-ës, është kompania kineze Huawei. Kjo kompani arriti të tregtojë për herë të parë mbi 100 milionë telefonave për vetëm një vit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: