Real Madrid është një nga ato skuadra që nuk kursen aspak në merkato. Pothuajse çdo sesion, Los Blancos ia dalin të afrojnë lojtarë të mëdhenj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, kampionët e Europës kanë “piketuar” futbollistin që do kërkojnë me ngulm në verë. Në bazë të asaj që shkruhet, Presidenti Florentino Perez pëlqen në maksimum mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri.

28-vjeçari Rodri ka luajtur 34 ndeshje në kampionat në sezonin e kaluar, ku shënoi 8 gola dhe dhuroi 9 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb