Thomas Tuchel shpreson që skuadra e tij ta ketë mësuar gabimin gjatë humbjes 3-2 në ndeshjen e parë ndaj Liverpool. Trajneri gjerman ka një ide të tijën për të fituar ndeshjen dhe kërkon që skuadra ta ndjekë.

Shpejtësia e treshes sulmuese të Liverpool njihet tashmë. Dhe për trajnerin e PSG, një mbrojtje me tre do të ishte më e përshtatshme.

Gigi Buffon do të jetë mes dy shtyllave pas paraqitjes fantastike ndaj Napolit. Kehrer, Thiago Silva dhe Marqiuinhos pritet të rreshtohen në prapavijë.

Përpara mbrojtjes do të jenë Verratti, Rabiot dhe Draxler. Ndërsa në krahun e majtë mund të aktivizohet Angel Di Maria. Ai do të ishte një mesfushor me detyra mbrojtëse, një pozicion ku nuk ka luajtur ndonjëherë.

Ndërkohë akoma nuk dihet nëse Neymar dhe Mbappe do të luajnë ndaj Liverpool, për momentin vetëm Edinson Cavani është sigurt në sulm.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: