UEFA është duke ideuar një projekt më të vërtetë interesant, të organizojë All Star Game edhe në futboll ashtu siç ndodh çdo vit në basketbollin amerikan. Një ndeshje ku do të marrin pjesë lojtarët më të mirë që luajnë në Evropë. Një gjetje marketingu por mbi të gjitha një ndeshje që do të gëzonte pa masë tifozët e futbollit. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”shkruan se do ketë dy ekipe, ai i “veriut” dhe ai i “jugut”. Tifozët me anë të internetit do kenë mundësi të përzgjedhin lojtarët, jo më shumë se dy për çdo skuadër. Nga njëra anë do të jenë futbollistët më të mirë nga Premier League, Bundesliga, Eredivisie dhe Russian Premier League dhe nga ana tjetër lojtarët më të mirë që vijnë nga La Liga, Serie A dhe Liga 1. Ky projekt mund të vihet në zbatim vetëm pas vitit 2017-të.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb