BalkanWeb ka identifikuar dy vikimat e aksidentit tragjik në Marinzë të Fierit.

Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagaj janë dy punonjësit e kompanisë së sigurimit që gjetën vdekjen pasi dolën nga rruga, ranë në kanalin vaditës dhe u mbytën.

Policia konfirmon se trupat e tyre janë nxjerrë bashkë me mjetin ‘’Mitsubishi’’

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një automjet i cili kishte rënë në një kanal me ujë në Marinëz, u bë e mundur nxjerja e mjetit tip “Mitsubishi” dhe e dy viktimave, të cilët u identifikuan, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb