GREQI

Është zbuluar identiteti i të burgosurit shqiptar që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë. Mësohet se viktima është 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mjekëve të burgut, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e shqiptarit dhe dyshohet se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

Por Ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Pritet  ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit shqiptar. 33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: