TEKSAS – Policia në qytetin Rosenberg, në Teksas ka publikuar identikitin qesharak të një grabitësi, i cili sulmoi një familje duke u vjedhur sendet me vlerë. Sipas përshkrimit që bënë të dëmtuarit, policia arriti të krijonte identikitin e grabitësit, me një maskë të zezë dhe një bluzë në të cilën shkruhej Los Angeles. Në fakt duket pak e vështirë që në bazë të këtij identikiti të zbulohet diçka lidhur me identitetin e grabitësit. Megjithatë policia tentoi të kërkonte ndihmë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: