IDF goditi terroristin e Hamasit, Jaber Aziz, komandant i Batalionit Al-Furqan, dhe disa terroristë të tjerë që vepronin në një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit, e cila ishte e stacionuar brenda shkollave “Hassan Salame” dhe “Nasser” në qytetin e Gazës të dielën.
IDF njoftoi të hënën në mbrëmje.
Aziz ishte në këtë detyrë që nga viti 2020, dhe më parë ishte zv.Komandant i Batalionit Al-Furqan, zv.komandant i Batalionit Zeytun dhe Komandant i Batalionit Zeytun.
Azizi luajti një rol të rëndësishëm në planifikimin e sulmit të 7 tetorit dhe drejtoi përgatitjet dhe stërvitjen e Batalionit Al-Furqan. Ai gjithashtu depërtoi në komunitetet kufitare të Gazës më 7 tetor.
Ai ka qenë përgjegjës për drejtimin e sulmeve të shumta terroriste kundër IDF dhe Izraelit gjatë gjithë luftës. Aziz ishte një operativ kyç në Brigadën e Gazës të Hamasit.
Eliminimi i tij degradon ndjeshëm aftësitë e organizatës terroriste Hamas, sipas IDF.