Natalia Zarate, bashkëshortja e ish-futbollistit të Lacio e Inter, Mauro Zarate, ka ndezur ‘instagramin’ me një foto tejet provokuese që ka marrë shumë komente nga fansat e saj.

Një ndër komentuesit ka qenë edhe bashkëshorti, Zarate, i cili tani luan me Al-Nasr Dubai dhe ka shkruar: “Idiote, çfarë bën… sipas mendimit tim duhet ta heqësh atë imazh. Me gjithë ato komente që ke marrë…”, ka shkruar argjentinasi.
352314_TS_30-12-17_3970934243_
Fansat e Natalie kanë ndërhyrë në masë për ta mbrojtur nga komenti i ashpër i bashkëshortit. Zonja Zarate ka pranuar më vonë se është bërë fjalë për një lojë mes të dyve dhe që “fatkeqësisht në internet nuk mund të kuptohet toni i përdorur për të thënë gjëra të caktuara dhe ky fakt krijon polemika”, ka thënë ajo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb