Me tone të ashpra, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuzuar sot kritikët e tij në PPE.

“Idiotë të dobishëm” janë majtistët, kritikët e tij në Partitë Popullore Evropiane. Përderisa ata besojnë se po bëjnë një luftë shpirtërore, në fakt po u shërbejnë interesave të të tjerëve, kundërshtarëve tanë” – tha Orban për gazetën “Welt am Sonntag”

Deklaratat e Orban, pasojnë një kërkesë të PPE për të përjashtuar nga radhët e tyre partinë e tij. Përplasjet nisën pas një fushate posterash anti-BE-së nga qeveria hungareze, që shënjestronte Kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e ri të PPE zhvillohen në maj, dhe kandidati në garë Manfred Weber është një ndër mbështetësit e largimit të partisë së Orban nga PPE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb