TIRANE

Akademia e Shkencave dhe Shoqata Çamëria kanë promovuar ribotimin e librit “Këngë Popullore nga Çamëria”, të autorit Fatos Mero Rrapaj. Libri është risjell për publikun në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pikërisht në Javën Çame.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe Akademike Floresha Dado, Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari, Shaban Sinani etj.


Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, vuri theksin tek një debat që Akademia e Shkencave duhet të bëjë me historianët grek, për falsifikimin e historisë se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët në luftën e dytë botërore. Për këtë z.Idrizi kërkoi që të bëhet publike një foto apo një dokument që grekët mund të kenë.


“Akademia e Shkencave të përfshihet në debat me historianë grek për falsifikimin e historisë për bashkëpunimin e shqiptarëve të Çamërisë me nazistët, në luftën e dytë botërore.


Kemi 3 vjet që kemi hyrë në një debat absurd me politikën greke, duke filluar nga Presidenti grek. Kërkojmë që të na gjejnë një foto apo një dokument që çamët kanë bashkëpunuat me naziztët.

Gjithashtu Akademia e Shkencave të përfshihet në një debat historik e faktmbledhës me historianët grek, për spastrimin dhe Genocidin etnik ndaj shqiptarëve të Çamërisë në fundin e luftës ëë dytë botërore. Ky është një detyrim nga Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë për çështjen Çame.

Libri “Këngë Popullore nga Çamëria”, është një përmbledhje e folklorit dhe këngëve e valleve çame, një vepër e jashtëzakonshme e studiuesit Fatos Mero Rrapaj. Falenderoj Akademinë e Shkencave, Shoqatën Patriotike Çamëria dhe Alket Veliun, që mundësuan ribotimin e këtij libri”, – u shpreh kryetari i PDIU-së

Akademikja Floresha Dado u shpreh se libri i Fatos Mero Rrapajt përshkruan historinë e Çamërisë dhe tregon këngët e vallet që Çamëria i ka patur traditë. Të njëjtën gjë thanë edhe Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari dhe Shaban Sinani.

Alket Veliu vuri theksin tek rëndësia që do të ketë ky libër, për të rinjtë por edhe për çdo shqiptarë që të njohë historinë dhe traditën e Çamërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb