TIRANË- Përpara ambasadës greke në Tiranë, teksa po protestohet kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi iu përgjigj deklaratave të pak kohëve më parë të Presidentit grek, i cili gjatë një vizite në Shtabin e Forcave Ajrore në Larisa, e cilësoi çështjen çame si “pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

“Na ka quajtur kolaboracionistë? E kemi dëgjuar është çështje moshe thonë disa, ka rrjedhur. Por ai është më shumë se plak i rrjedhur dhe arrogant. Ja ku e keni (tregon një foto) nuk është i rrjedhur por irredentist”,- tha Idrizi.

Më tej duke iu drejtuar kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, Idrizi tha se çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por ndjesë, që të mund të falin e dy popujt të jetojnë si miq.

“I bëjmë thirrje popullit grek edhe kryeministrit të Greqisë. Ne nuk kërkojmë shpat të ndryshojmë kufijtë, por ndjesë që të kemi mundësi të falim që dy popujt të jetojnë si dy popuj miq, se ndryshe ne do të jemi për ta kompleksi i Makbethit”,- shtoi ai.

Më tej ai sqaroi me detaje pretendimet e vetme që kanë çamët sot:
1-Falje të madhe dhe publike për paraardhësit tanë që nuk u vranë në luftë por në shtëpitë e tyre
2-Kërkojmë të kthehemi në vatrat tona. Ne nuk kërkojmë prona ne kërkojmë Atdheun dhe Atdheu ynë është Çamëria.
3-Shqiptarët që jetojnë atje, arvanitasit të shpallen minoritet etnik shqiptar në vatrat e tyre.
4-Nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por falje dhe ndjesë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: