TIRANE

Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë që drejton nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet u shpreh se kryeministri Rama e ka të lehtë të marrë të gjitha pushtetet ndaj qytetarëve duhet t’iu jepet mundësia që të kërkojnë referendume.

Në fjalën e tij, Idrizi u ndal gjerë e gjatë edhe në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, duke komentuar edhe mënyrën sesi Rama ka kërkuar  qytetarëve ta votojnë si kryeministër.

“Ju e keni parë shumë mirë edhe programet elektorale kanë munguar, edhe debati ka mbaruar. Është mjaftar me stigmatizimin “ma jepni tepsinë, ma jepni timonin”. Ne sot jemi republikë parlamentare dhe është e kollajshme që të marrë gjithë pushtetet. Kërkojnë një model që i përshtatet kryesisht atyre. Dhe gjitha këto janë arsye të mjaftueshme që ne të hyjmë të shohim sistemin tonë.

Ne kemi kërkuar që të krijohet mundësia që qytetarët të marrin pjesë në referendume. Për të bërë ndrsyhimin kushtetues duhen 2/5 në parlamente. Teatri Kombëtar është rasti i parë ekselent, ku qytetarët e Tiranës të bëjnë nëse e duan apo jo Teatrin.”- u shpreh Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb