Pasi humbi mundësinë për të fituar “Topin e Artë”, i fituar nga trajneri i Gjermanisë Joachim Loew, Carlo Ancelotti mund të ngushëllohet më çmimin e dhënë nga IFFHS ( Instituti i historisë dhe statistikave në futboll), si trajneri më i mirë në botë. Trajneri i Real Madrid ka mundur në këtë garë Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Pep Gurdiola ( Bayern Munich). Për Ancelotti-n kjo është hera e dytë që vlerësohet me këtë çmim, për herë të parë u vlerësua kur drejtonte Milan-in 7 vite më parë. Me 169 pikë Ancelotti la pas Simeone-n me 139 pikë, ndërsa Pep Gurdiola mori 76 pikë. Kjo nuk mund të quhet një hakmarrje e Ancelotti-t ndaj Loew pasi IFFHS i ka statistikat e limituara vetëm në rang klubesh. Për Real Madrid ky është vlerësimi i radhës pas Ronaldo-s si sulmuesi më i mirë dhe Toni Kroos si organizatori më i mirë.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb