Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Kosovë, veçanërisht referuar bisedimeve midis Vuçiç dhe Thaçit për një shkëmbim të mundshëm territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë analizë, ku trajtohen raportet mes Vuçiç dhe Thaçiç ndër të tjera evidentohet fakti se sipas IFIMES, Thaçi e Rama “përfaqësojnë shtyllën e krimit politik në këtë pjesë të rajonit”.
IFIMES ve gjithashtu në dukje se ndonëse sipas Vuçiçit dhe Thaçit korrigjimi i kufijve do të zgjidhë përgjithmonë problemin mes serbëve dhe shqiptarëve, analistët sipas IFIMES paralajmërojnë se “kjo nuk do ta zgjidhë problemin por në vend të kësaj shkakton konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe të paktën dy milionë refugjatë”.

Në raport analizohet gjithashtu edhe angazhimi i kryeministrit, Edi Rama. “Një figurë tjetër e përfshirë në këtë iniciativë është Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai është i rrethuar nga këshilltarë nga Kosova të cilët kishin lidhje të forta regjimit të Millosheviçit në vitet 1990. Iniciativa Thaçi-Vuçiç minon themelet e BE dhe konceptet amerikane të komuniteteve multietnike. Realizimi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi do të shkaktonte ndryshime tektonike në rajon, duke çuar në konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe valë të re prej të paktën dy milion refugjatë, të cilët do të duheshin të kërkonin strehim në shtetet e BE.

Prandaj, ata që mbështesin një marrëveshjeje të tillë do të duhet të marrë përgjegjësinë për minimin e rajonit”, – thuhet ndër të tjera në analizën e IFIMES, ku nënkuptohet hapur edhe mbështetja që Rama i jep idesë së korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb