Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa tha se Policia e Shtetit e di fatin e Ervis Martinajt. Çelmeta theksoi se për shkak të lidhjeve që ka pasur ish-mbreti i basteve Ervis Martinaj çështja e tij nuk do të zbardhet.

Ai shtoi se është pikërisht kjo arsyeja pse nuk thuhet publikisht ajo e vërtetë që dihet nga Policia, lidhur me fatin e tij pasi rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

“Pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, vrasja e kushëririt në 17 korrrik, atentati ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi dhe 1 javë më pas, këtë informacion e ka edhe Policia e Shtetit, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar, i kanë thënë që “tashmë radhën e ke ti”. Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje, punonjës të cilës. Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn por nuk e thotë. E vërteta e Ervis Martinajt lidh shumë fusha përveç krimit të organizuar, lojërat të fatit dhe Policisë së Shteit, lidh edhe politikën. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë, nuk do të zbardhet”, tha Çelmeta.

Ai shton se “për të vërtetën e Ervis Martinajt ka implikim edhe Policia e Shtetit”.

“Ka shumë zyrtarë të policisë, drejtues të saj që merrnin haraçin nga Martinaj i cili kontrollonte lojërat e fatit dhe ndonte të ishte i paprekshëm duke kontrolluar territorin. Përfshirja e drejtuesve të Policisë bën që kjo ngjarje të mos zbardhet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: