Emri i Elseid Hysaj ka futur në vallen e merkatos disa nga ekipet më të mëdha të Serisë A. Mbrojtësi shqiptar i Empolit vazhdon të tërheqë vëmendjen e Drejtorit Sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili ka shfaqur interes që gjatë merkatos së verës së shkuar, por pa arritur finalizimin e marrëveshjes me skuadrën toskane. Sipas faqes së specializuar, “Lalaziosiamonoi.it”, Tare ka rinisur kontaktet me Empolin për të gjetur gjuhën e përbashkët sa më shpejt pasi vlera e kartonit mund të rritet me kalimin e javëve për shkak të interesit të lartë.

Zërat e parë që kanë nisur të qarkullojnë flasin për një marrëveshje mbi bazën e 3 milionë eurove. 21-vjeçari i Kombëtares shqiptare është shfaqur disa herë edhe në orbitën e dy skuadrave milaneze, por si Interi ashtu edhe Milani nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje konkrete për ta transferuar në “San Siro”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: