Igli Tare është një nga drejtorët sportiv më të suksesshëm të momentit në Itali. Pas kroatit Badej dhe Korreas, biondi shtatlartë ka afruar një talent brazilian.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Luan Kapani, i cili vjen nga radhët e Flamengos.

Ai aktivizohet si trekuartis dhe pritshmëritë janë të mëdha. Vlonjati 45-vjeçar është shndërruar në një ekspert talentesh dhe blerja e brazilianit Kapani pritet të jetë një tjetër bast i fituar i shqiptarit.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/tare-vazhdon-gjuetine-e-talenteve-firmos-nje-brazilian/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: