NGA ARTAN HOXHA* Zbardhja e të vërtetës për humbjen tragjike te jetes se nje qytetari nga Lushnja, u be me e veshtire se operacioni i shpetimit te udhetareve qe ndodhen ne tragetin e linjes Igumenice-Ankona. Nese qytetari eshte faturuar padrejtesisht, duhet te procedohet penalisht specialisti qe ka bere faturimin dhe ka leshuar procesverbalin e konstatimit te shkeljes nga viktima. Me pas duhet te ndiqen penalisht prokurori qe ka leshuar urdher arrestin dhe gjyqtari qe ka vleresuar masen e sigurise me arrest ne burg per viktimen. Me tej i gjithe zinxhiri pergjegjes i regjimit te brendshem te burgut te Rrogozhines, duhet te arrestohet dhe ndiqet penalisht per humbjen e jetes se viktimes dhe per mos marrjen e masave te parashikuara nga ligji dhe rregullorja e brendshme e burgut.

Por ne vend qe te hetohet ngjarja dhe te zbardhet e verteta, duke u ndeshkuar nje nga nje personat pergjegjes, te dyja palet, qeveria dhe opozita, kane ngritur nje furtune keqinformacioni per tia hedhur kopilin ne dere njera-tjetres. I gjithe sistemi i drejtesise, per t’u deshmuar ne unison me frymen qe karakterizon qeverine ne luften ndaj abuzuesve te energjise elektrike, i “ka treguar vendin shkelesit” fatkeq te ligjit.
Kryeministri, si Zeusi nga maja e Olimpit, ka leshuar nje direktive dhe ka kerkuar tolerance zero ne zbatimin e saj.
Faturisti dhe Task-Forca e OSSHEE kane hartuar nje procesverbal qe e cileson shkeles te ligjit viktimen. Grupi i gatshem dhe inspektori i policise i kane hedhur prangat mavriut, pas urdherit te leshuar nga prokurori i rrethit. Prokurori i rrethit ka shkuar ne gjykate dhe i ka kerkuar gjykates arrest me burg pa afat per mavriun, se ai paraqet rrezikshmeri teper te larte per rendin dhe sigurine publike. Gjykata e shkalles se pare pasi ka pare procesverbalin e specialisteve te OSSHEE, ka degjuar prokurorin dhe argumentat e tij, ka pyetur per emrin e babes dhe nenes rrezikziun, ka vendosur qe viktima te qendroje ne masen me te larte te sigurise, ate te arrestit me burg per viktimen.
Me pas rrezikziun e kane cuar ne burgun e Rrogozhines, ku nje sistem i tere sigurie paguhet per ti siguruar jeten deri ne momentin qe ai do te paraqitej para gjykates per gjyqin e themelit. Si perfundim, rrezikziu nuk duroi dot deri ne 2015-en, por i ra per shkurt. U nis per ne boten tjeter me shprese se aty nuk do ta presin faturiste, task-force, inspektor, grupe te gateshme, prokuror, gjyqtar, gardiane e dreqi me te birt.

Media e dha lajmin qe ne pike te mengjesit pa u thelluar shume per te verteten. Familjaret e viktimes shkuan ne morg te marrin trupin, por nuk ua dhane se po i behej autopsia. Opozita sa e mori vesh leshoi piskamen, se kryeministri katil dhe gjysme i cmenduar kishte denuar me vdekje nje hallexhi per nje debi prej 35 mije lekesh te vjetra.

Policia tha se ajo vetem kishte zbatuar urdherin e prokurorit. Prokurori tha se ai kishte zbatuar ligjin bazuar ne prova dhe procesverbalin e OSSHEE-se. Gjykata tha se mbeshtetur ne prova dhe argumentat e prokurorit, pasi kishte marre vesh si e kishte emrin nena dhe baba i rrezikziut, kishte respektuar kodin penal dhe e kishte cuar ne burg. Gardianet thane se nuk ua kishte prere mendja per ate qe ndodhi. Sipas tyre, viktima dukej burre i mire dhe nuk ta jepte pershtypjen se donte tu hapte pune duke u prishur terezine per vitin e ri. …

Sa per ata qe te cuan deri ne kete dite, “ik i qete” Qamil. Faturisti e task-forca e OSSHEE dhe policia, qe te arrestuan, drejtohen nga te zgjedhurit e PS-se. Prokuroria qe urdheroi arrestimin dhe kerkoi arrestin me burg per ty, drejtohet nga nje prokuror i zgjedhur nga mazhoranca e djeshme e PD-se, sot ne opozite. Gjykata, qe te pyeti per emrin e nenes dhe te babes, dhe te coi ne qeline e burgut, drejtohet nga presidenti i zgjedhur nga mazhoranca e djeshme e PD-se, sot ne opozite. Burgu dhe gardianet qe duhet te te mbanin gjalle me cdo cmim, deri sa te behej gjyqi, drejtohen nga LSI…..
si perfundim, e lehte te qofte lendina Qamil Zela. Politika dhe politikanet nga e majta ne te djathte, do te merren me ty nje dy-tre dite sa te ndodh ndonje gje tjeter dhe vdekja jote te harroet. Ik Qamil dhe mos e kthe koken pas. Aty per ku je nisur tashme nuk kemi ende ndonje lajm se perfaqesues te zgjedhur nga PS-PD-LSI jane ngarkuar me detyre nga i plotfuqishmi atje lart ne qiell. Deri atehere, mireupafshim Qamil…..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb