Ikardi dhe Lautaro, Lautaro apo Ikardi. Luçiano Spaleti të shtunën në mbrëmje ka rihapur balotazhin që dukej i mbyllur, e që në këtë pikë mendohet se do zgjasë deri në fund të sezonit.


Nga njëri krah nevoja për të mos zhvlerësuar një pasuri teknike, në tjetrën dëshira për të synuar mbi motivimet e një lojtari që në Romë u rikthye mes rezervave: ishte kjo arsyeja pas zgjedhjes së Spaletit për të aktivizuar Mauron titullar. Opsion që nuk u shlye me një paraqitje të mirë të numrit 9, i cili e përfundoi ndeshjen me notë jo pozitive: disa tentativa në portë, një shpërdorim kolosal dhe një trekëndësh i mbyllur me Perisiçin.


BESIM – E megjithatë, sinjali i besimit të Spaletit shkon përtej. I pasqyruar i tëri në një gjest aprovimi (gishti i madh i ngritur lart) që trajneri i ka drejtuar me këmbëngulje në fillim të pjesës së dytë ish-kapitenit, pas një manovre pozitive në mbrojtje të topit ndaj Bonuçit. Lautaros me Juven i mbetën vetëm tetë minuta plus shtesën (5 më pak se në fazën e parë, në Torino), ku i mjaftoi koha vetëm për të rikuperuar një top në sulm dhe për të fituar një goditje këndi.


“Demi”, i cili për mediat italiane zbuloi dëshirën e madhe për të sfiduar Juven dhe CR7-ën, e pa veten në stol, në një nga të paktat herë kur e ka kapërdirë. Tani numri 10 e sheh veten sërish në ngjitje të malit: cili do jetë titullar të shtunën në Udine? Dueli është i hapur. Nga ky moment Spaleti do orientohet me javët e stërvitjes, akoma më shumë se hierarkitë e dhomave të zhveshjes.

E ARDHMJA – Sakaq, vazhdon të mbetet aktualitet e ardhmja e trajnerit në Milano. Largimi shihej thuajse i sigurt, por ditë pas dite kuotat për qëndrimin e tij shtohen gjithmonë e më shumë. Sepse në krahun e tij ka disa faktorë në favor: Naingolan pati një sezon të pafat (mes dëmtimeve dhe paraqitjeve në hije), Perisiç që u desh të ribashkohej me skuadrën, çështja “Ikardi”… Ka një kontratë dyvjeçare, ndaj ndërrimi nuk do ishte i leverdishëm.//PanoramaSport