Mauro Icardi projekton të ardhmen. Kapiteni i Interit ka besim tek projekti i nisur nga Suning dhe këtë gjë e thotë me zë të lartë. Ai është intervistuar sot nga “Gazzetta dello Sport” dhe ka folur praktikisht për gjithçka.

Nëse mund të përceptohet madhështia e projektit të Suning? “Po, patjetër. Është emocionuese të ndihesh i përfshirë. Objektivi i shoqërisë dhe objektiv quaj këtë afatshkurtër, është ai i rikthimit në “Champions”, turneu që i takon Interit dhe që të ofron vizibilitet botëror. Pastaj historia “zikaltër” e thotë qartë se ku e kemi vendin. Me Morattin ka qenë kështu, me Thohir ky ka qenë si qëllim, ndërsa tani me Zhang mendoj se do kemi një histori tjetër, shumë më të madhe. Projekti është të rikthehet Interi në majën e botës.”

KAMPIONË TË RINJ – “Çdo blerje është gjithmonë e mirëpritur nga familja Interiste. Shoqëria dëshiron të sjellë në Milano lojtarë fantastik që do të na ndihmojnë që të ngjisim vende të tjera në klasifikim dhe të rikthehemi përpara në Europë. Por ne lojtarët duhet të qëndrojmë të përqendruar, të mendojmë për fushën, të mbajmë grupin e bashkuar për të çuar skuadrën në vendin e tretë këtë sezon. Kështu do të ndihmojmë Suning në projektin ambicioz që ka dhe të dërgojmë Interin aty ku e ka vendin, në krye të Italisë dhe më pas të Europës.”

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 25: Gabriel Barbosa of Inter during the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on September 25, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
MILAN, ITALY – SEPTEMBER 25: Gabriel Barbosa of Inter during the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on September 25, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

GABIGOL – “Është normale që njerëzit të presin me shumë nga ai, ishte krijuar një pritshmëri shumë e madhe kur erdhi në verë. Por futbolli italian nuk është shumë për futbollista të rinj, kërkon menjeherë përgjigje në fushë. Në fakt ai ka nevojë për kohë që të punojë dhe po e bën këtë gjë mirë çdo ditë që kalon. Diferenca me mua? Për mua ka qenë dhe është ndryshe. Une jam rritur futbollistikisht në Itali, karrierën time e kam ndërtuar ketu. Për Gabriel ka qenë shumë ndryshe, gjithçka ndryshe. Diferenca ndërmjet meje dhe tij është pikërisht këtu.”

GAGLIARDINI – “Nëse e njoh? Jo personalisht, e kam parë teksa luan. Nëse dë vijë, do të jetë i mirëpritur, do ta presim me krahët hapur. Do të ishte për ne një tjetër vëlla zikaltër.”

PAS DHJETË VITESH – “Me ndonjë kampionat dhe Champions në komedinë? E uroj vërtetë të ndodhë kështu e të jem në gjendje të ngre trofe me Interin. E uroj që ta bëj më përpara e të mos pres shumë vjet. Kur kam vendosur të vij tek Interi, e kam bërë sepse jam interist dhe sepse dua të fitoj shumë me këtë bluze. Keshtu po, e shikoj veten me disa kampionate dhe të paktën një Champions pas disa vitesh. Kampionati? Po punojmë për këtë, për të zhdukur diferencën me skuadrat më lart. Objektivi i klubit dhe i joni është pikërisht ky.”

GABIMET E 2016-ës PËR TË MOS U BËRË KËTË VIT TË RI
– “Duhet të jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë vitin që kaloi. Pasi bëmë një nisje të mirë kampionati, humbëm përqendrimin dhe e hodhëm në kosh gjithçka në janar. Kjo duhet të na shërbej për të kuptuar se duhet të stërvitemi dhe të luajmë me të njëjtin mentalitet si në kohët e fundit ne çdo ndeshje e çdo moment për të mos rënë pre e gabimeve të njëjta.”

PIOLI – “Po punojmë shumë me të, sidomos për mendësine, për përqendrimin. Edhe sepse gjithçka është ajo, mendja. Por gjithashtu nuk mund të lejojmë një rënie fizike në këtë periudhë, jemi vetëm në janar, mungon akoma gjysma e sezonit. Tranjeri i ri i ka ndryshuar mentalitetin Interit, i ka dhënë të gjithëve besim, edhe atyre që luanin pak me De Boer. Të gjithë kanë marrë shansin që kanë merituar me ardhjen e tij.”
download
DE BOER – “Situata me De Boer ishte bërë në një pikë e padurueshme. Lojtarët që përdoreshin më pak ishin shumë të pakënaqur dhe nuk mernin me shumë dëshirë pjesë në stërvitje dhe në festimet e golave, nuk përfshiheshin në momentet e gëzimit të grupit. Tani me Piolin ajri ka ndryshuar, e kush luan me pak përsëri ndihet i përfshirë në projekt dhe bën pjesën në grup me kënaqësi. Falenderoj Piolin për këtë gjë që ka sjellë.”

PËRMBYSJA PIOLI – “Mendja komandon trupin. Tranjeri ka gjetur ‘telat’ e duhura për të mbajtur të gjithë të përfshirë, edhe pse çdo fundjavë mund të ketë 18-të të pakënaqur që nuk kanë luajtur apo që kanë luajtur më pak. Tani do i takojë atij dhe klubit të vendosë se si do të jetë merkato në dalje. Por ajo që ka rëndësi është që të gjithë jemi në një varkë dhe të gatshëm për të luftuar për këtë bluze, të gatshëm për të luftuar për tifozët zikaltër dhe për Interin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb