Mes Luçiano Spaletit dhe Mauro Ikardit, fitues del sulmuesi Argjentinas. Ky i fundit është grumbulluar për sfidën e së mërkurës kundër Xhenoas, madje pritet të zbresë në fushë si titullar. Një konfirmim për këtë e ka dhënë vetë trajneri zikaltër, që bën një kthesë të plotë vetëm një ditë pasi “lëshoi vrerë” në drejtim ish-kapitenit të tij. Nëse pas humbjes kundër Lacios u shpreh se Ikardi nuk është as Mesi dhe as Kristiano Ronaldo, apo se ai nuk pranohej nga shokët në dhomat e zhveshjes, tani Spalletti duket se ka ndryshuar mëndje.

Spalletti Decisione Marotta Inter News
Spalletti Decisione Marotta Inter News

“Ai është i rëndësishëm për ne sa Mesi apo Ronaldo. Pagoi atë që duhet të paguante dhe kundër Xhenoas do të luajë titullar”, ka thënë tekniku zikaltër në konferencën zyrtare për mediat përpara sfidës. Një tërheqje e fortë, por që gjithsesi nuk mjafton për të shpëtuar të ardhmen e Spaletit. Sipas mediave italiane, klubi i Interit nuk i ka pritur aspak mirë deklaratat e tij pas humbjes të së dielës. Madje shpërthimi i teknikut ka vulosur largimin e tij në fund të sezonit.

182951181 9bd7ebb5 Fe31 4462 8e60 7731e6328f55
182951181 9bd7ebb5 Fe31 4462 8e60 7731e6328f55

I njëjti diskutim vlen edhe për Mauro Ikardi. Rikthimi i tij në fushë pas më shumë se një muaji është hapi i parë drejt normalizimit të situatës, por sulmuesi argjentinas ka një tjetër mision të vështirë, atë për të rifituar besimin e tifozëve, që me koret e tyre gjatë ndeshjes kundër Lacios kërkonin shitjen e ish-kapitenit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: