Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme, ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve. Interi ia ka dalë t’i rrëmbejë një pikë Barcelonës në “San Siro” pas një ndeshje të luftuar që është mbyllur me barazimin 1-1 fal golave të shënuar në minutat e fundit të takimit.

Zikaltërit vuajtën në pjesën e parë, kur Barcelona që kishte lënë Mesin si spektator në tribunë, por me Suarez në sureformë në fushë, dominoi në lojë dhe në raste të krijuara. Por Handanoviç ishte i pakalueshëm si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, ku nuk munguan rastet nga të dy skuadrat.

Episodi që ndryshoi ndeshjen erdhi në minutën e 83-të, kur i shumëpërfoluri Malkom, i cili si për ironi kërkohet nga zikaltërit në merkaton e janarit, shënoi golin e avantazhit për katalanasit vetëm 2 minuta pasi kishte hyrë në lojë. Por Interi si zakonisht në minutat e fundit nuk dorëzohet asnjëherë dhe me forcë kërkoi e gjeti golin e barazimit, të realizuar nga Ikardi i cili ndezi stadiumin në minutën e 87.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb