Një bisedë e shkurtër me Luçiano Spaletin, por asnjë takim me drejtuesit. Mauro Ikardi është larguar nga Apiano rreth orës 13:45 me Bentleyn e ëanda Narës. Takimi i shumëpritur me administratorin e deleguar, Marota, dhe drejtorin sportiv, Auzilio, nuk është zhvilluar. Ose më mirë, është bërë, por pa Ikardin. Në 13:20 mbërriti Marota, së bashku me koordinatorin Gardini.

Ikardi ka takuar trajnerin zikaltër, ndërsa vetë është stërvitur në mënyrë të diferencuar, ku nuk është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Mesa duket Mauro ende nuk e ka përtypur vendimin e drejtuesve për t’ia kaluar shiritin e kapitenit Samir Handanoviçit.

Gjithashtu, forcohen zërat për një shkëmbim Dibala-Ikardi. Kjo është një ide e çmendur që Juventusi, nëse do e vë në zbatim dhe “trazon ujërat” ashtu siç Paratici kishte thënë në intervistën e tij përpara disa ditëve. Nga ana tjetër një lajm i publikuar nga “Calciomercato.ëeb”, e vërteton edhe më shumë këtë gjë. Pasi Anjeli ka telefonuar Zanetin dhe e ka pyetur për Ikardin dhe qëllimet që klubi zikaltër ka me argjentinasin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb