Ikardi i ka bërë të ditur Interit se nuk ekzistojnë më mundësitë për një transferim të tijin dhe po flasim për hapësirën kohore të çështjes më të nxehtë në shtëpinë zikaltër. Mauro, për motive familjare, nuk ka ndërmend të organizojë një shpërngulje në pak javë kohë.

Ikardi dhe Wanda kishin caktuar një limit kohor për të vlerësuar hipotezën e transferimit në një klub tjetër. Ishte fiksuar në fund të korrikut, me të kaluar muaji, Ikardi ka vendosur që të mos marrë më parasysh asnjë ofertë. Motivet janë familjare dhe kanë të bëjnë me zërat, që janë gjithnjë e më të shumtë, për një shtatzani të mundshme të Wanda Narës. Nga familja nuk ka ardhur asnjë përgënjeshtrim, teksa konfirmohet gjithnjë e më shumë se Wanda do të presë fëmijën e gjashtë, i treti për ish-kapitenin zikaltër, pasi tre fëmijët e parë i ka me ish-bashkëshortin Maksi Lopez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb