Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka përfunduar mandatin diplomatik në Tiranë.  Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në vendin tonë. Ambasadori i ri britanik është edhe një njohës i mirë i çështjeve të rajonit. Ai ka shërbyer si ambasador në Prishtinë nga viti 2019 deri në 2024, ndërsa njëkohësisht ka zhvilluar trajnime për gjuhën shqipe nga përgjatë një viti.

Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë“- thuhet në një njoftim të bërë nga qeveria britanike.

Karriera diplomatike e Nick Abbott nis në Arabinë Saudite si sekretar politik i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1991. Pastaj në ambasadën angleze në Paris në vitin 1995 si sekretar për çështjet ekonomike e në vijim në Doha të Katarit, Home Office si shef për marrëdhëniet me Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe botën arabe një karrierë kjo disa vjeçare. Gjithashtu, Nick Abbott ka shërbyer edhe në misionet diplomatike të Britanisë së Madhe në Egjipt, Irak, Afganistan dhe Algjeri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nick Abbott nis mandatin diplomatik në Shqipëri gjatë muajit shtator.

(BalkanWeb) 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb