TIRANE – Moderatorja e “Pasdite në Top Channel” Kozeta Turishta lë në mes këtë sezon të emisionit. Lajmi për largimin e saj, u bë publik nga vetë moderatorja gjatë emisionit, pasditen e djeshme. Shkodrania simpatike të hënën lançoi lajmin, e ndër të tjera shprehu mirënjohjen dhe falenderimet
për drejtuesit e saj dhe gjithë stafin që e mbështeti për muaj me radhë. Sipas informacioneve Kozeta Turishta kishte disa kohë që kishte kërkuar të mos ishte më pjesë e “Pasdites” për arsye personale dhe sipas gjasave ata kanë rënë dakord mes palëve që me ndryshimin e studios ajo të zëvendësohej nga një tjetër kolege. Vendin e saj te pasditja e ka zënë Jonida Shehu ndërkaq që moderatorja Turishta do vazhdoj të jetë pjesë e Top Medias e cila do përfshihet në një tjetër projekt.
Kozeta shkruan ne FB arsyet e largimit. Sipas saj, shkak eshte ne projekt tjeter i ri po ne kete televizion.
Miqte e mi sic e ndoqet besoj sot ne “Pasdite ne Top Channel” stafeten ja dorezova koleges sime te dashur gazetares se mirenjohur Jonida Shehu.
Falenderoj me mirenjohje te madhe dhe stafin drejtues qe respektuan vendimin tim dhe rame dakort disa kohe me pare qe me ndryshimin e studios se re te zevendesohesha nga nje kolege tjeter.
Nje falenderim tjeter I madh shkon per gjithe stafin tim te Pasdites me te cilet kalova kohen me te bukur
Koleget e Mi gazetare qe punojne me nje perkushtim te madh.
Falenderoj te gjithe qe me kane mbeshtetur me kane ndjekur cdo Pasdite.
Une do vazhdoj te jem serish pjese e Top Medias ne nje tjeter projekt dhe ndjehem e lumtur qe jam pjese e kesaj familjeje te madhe.
Ju dua shume te gjitheve

“Pasdite ne Top Channel “ për Kozetën ishte një eksperience krejtësisht e re pasi vjen nga një karriere e gjatë në fushën e informacionit. Për një dekadë gazetarja simpatike ka qenë pjesë e lajmit në televizionet më të mira kombëtare ku së fundmi, ishte televizioni “News 24”.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: