Ndarja e njëpasnjëshme dhe e papritur nga jeta e dy intelektualëve shqiptarë, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku, ka lënë pas një dhimbje të madhe. Miqtë vijojnë t’i kujtojnë ata me mesazhe prekëse, por edhe duke publikuar video, ku Xhuvani dhe Baxhaku shfaqen duke kënduar së bashku.


Këtë e ka bërë producentja Gerta Qurku, e cila ka postuar në “Instagram” një video, në të cilën shfaqen si dy miq të vjetër Baxhaku dhe Xhuvani, duke kënduar nën ritmin e këngës “Formidable”.


“Engjejt jane larg. Tos dhe Gjergj, ju pritet njeri-tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve. Dhe ne na mbet trishtimi”, shkruan e prekur producentja.


Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht të 2019, ndërsa gazetari Fatos Baxhaku vetëm dy ditë pas tij, më 16 gusht.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb