Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvend. Në mbledhjen më të fundit të grupit është vendosur të ndryshohet edhe drejtuesi, ku kjo detyrë i është besuar deputetit Korab Lita.


Lajmi është dhënë nga vetë Lita, i cili falënderon edhe kolegët për vlerësimin dhe besimin, me anë të një mesazhi në “Facebook”. Ndër të tjera, Lita thekson se detyra që i është besuar si kryetar grupi është një përgjegjësi dhe aspak privilegj.


Mesazhi i Korab Litës:
Te nderuar miq,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.


Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne. Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene. KL.

  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb