Sergio Ramos mendon të lërë Real Madridin dhe klubi ka nisur menjëherë të shikojë përqark për të gjetur një zëvendësues. Sipas “AS”, “Los Blancos” do të shkojnë në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë, sepse për ta nisur sezonin e ri me Varanen, Militaon, Naëon dhe Vahelon do të ishte një rrezik i madh, parë dhe brishtësinë e shfaqur nga prapavija në këtë sezon.

Në listën e dëshirave të madrilenëve, në majë të saj, qëndron mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, i vlerësuar 70 milionë euro. Një tjëtër objektiv është kapiteni 19-vjeëar i Ajaksit, Matijs De Ligt. Operacioni nuk është aspak i lehtë, duke qenë se për holandezin qëndron në pole-position Bacelona dhe mbi të gjitha për faktin se agjent i lojtarit është Mino Raiola, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Realit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb