E ardhmja e Iker Kasijasit me shumë mundësi do të jetë larg Realit të Madridit, por portieri kampion bote me Spanjën në vitin 2010 vështirë se do t’i japë lamtumirën futbollit europian për t’u transferuar në MLS-në e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ka deklaruar shpesh, pasi për shërbimet e 33-vjeçarit interesohet Paris SZH-ja. Klubi francez në merkaton e ardhshme ka si synim kryesor të përforcojë skuadrën me futbollistë me emër në arenën europiane dhe Kasijas është një prej tyre.


Reali i Madridit e ka humbur besimin te kapiteni i tij dhe sipas të gjitha gjasave, Kasijasi do të largohet në verë. Gabimet e shumta në sfidat e fundit kanë bërë që ai të humbasë vendin e titullarit te “Los Blancos”, teksa në takimin ndaj Levantes trajneri Ançeloti ia besoi katërkëndëshin kostarikanit Navas.


(d.d/j.s/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: