TIRANE– Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Trupa e teatrit është detyruar të ndërpresë shfaqjen për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Mësohet se shfaqja është ndërprerë për rreth 10 minuta, ndërsa në skenë po luhej teatri “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”. Në momentin e errësirës aktorët qendruan në skenë dhe nuk munguan as batutat e tyre jashtë skenarit “Pse ikërkan drituat edhe ketu”.

Spektatori i shoqëroi me duartrokitje në momentin e rikthimit të energjisë elektrike
10428095_996222073727585_5215714755779419060_n
“Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë” vepër e dramaturgut amerikan Christopher Durang vjen në TK me regji të Driada Dervishit ndërsa interpretojnë aktorët: Neritan Liçaj; Olta Daku; Yllka Mujo; Adelina Muça; Besmir Bitraku; Valina Muçolli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: