Largimi përfundimtar nga sistemi i drejtësisë i ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i cili sipas KPA-së, nuk arriti të justifikojë shpenzimet për vitet 2011-2013, pritet të krijojë një “ngërç” edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pjesë e të cilit ishte.

Me ikjen e tij, KLP-ja mbetet me 10 anëtarë dhe në këto kushte, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duhet të bëjë edhe njëherë thirrjen e prokurorëve, për gjetjen e pasuesit të Osmanit e në KLP.

Siç sqaroi gazetarja Klodiana Lala, Marku duhet të thërrasë me urgjencë asamblenë e përgjithshme të prokurorëve, që të votohet anëtari i gjashtë nga radhët e prokurorisë, tani që Osmani u largua.

Përveç Osmanit, në pikëpyetje është edhe fati i bashkëshortes së tij, edhe ajo gjyqtare në Shkallën e Partë në Tiranë. Ndonëse nuk është vetuar ende, ka shumë gjasa që vendimi për anëtarin e KLP-së, i djegur nga pasuria të mund të ndikojë automatikisht edhe tek kjo e fundit.

Kujtojmë që Gentian Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb