Në një kohë që shifra e mjekëve që largohen nga Shqipëria rritet frikshëm cdo ditë ata që mbeten pas po flasin për rritje të presionit dhe të stresit në vendin e punës si dhe për dhunë verbale dhe fizike nga ana e pacientëve dhe familjarëve të tyre.

I ftuar në studion e ‘BalkanWeb’ doktor Arjan Harxhi mjek infeksionist në shërbimin infektiv në QSUT dëshmon se fluksi i vizitave në një ditë normale të shkurtit arrin në 200 persona cka shkon jashtë cdo limiti të parashikuar nga protokollet mjekësore. Sipas Dr.Harxhit dhuna fizike dhe verbale është e pamatshme dhe konfirmohet edhe nga një anketim i urdhrit të mjekut.

“Dhunimi i mjekëve në vendin e punës duhet vlerësuar një këmbanë alarmi që i shtyn ata drejt emigrimit” – thotë Harxhi për BalkanWeb. Mjeku i njohur thotë se ka një krizë besimi mes opinionit publik dhe bluzave të bardha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb