GOLEM- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh ka nisur prishjen e rreth 10 objekteve në Golem, kryesisht bare dhe restorante. Sipas IKMT ato janë objekte të ngritura në rërë, shumë prej të cilave kanë qenë të ndërtuara edhe më parë dhe ishin prishur nga IKMT.
Por edhe pse kanë pasur një urdhër të mëparshëm, pronarët e ktyre objekteve kundërshtojnë prishjen, ndërsa disa prej tyre pretendojnë se kanë edhe dokumentacionin përkastës.
“Objektet janë brenda fashes se mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit. IKMT u bën thirrje ndërtuesve të tillë, të mos ndërrmarrin iniciativa antiligjore duke u mbështetur në letra të dyshimta dhënë nga zyrtarë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre. IKMT shprehet e prerë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit”- thuhet në reagimin e IKMT.
(d.d/BalkanWeb)