Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katesh, pallat në qytetin e Çorovodës.

Mësohet se për këtë operacion, u përdorën 30 kilogramë lëndë eksplozive (tritol) që u vendosën në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Objekti në fjalë, sipas IKMT-së, paraqiste rrezikshmëri për shkak të amortizimit. Për shembjen e tij ka pasur një vendim edhe nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga Enti Kombëtar i Banesave.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit të Banesave, Stefan Çipa është shprehur se, pallati duhet të asgjesohej patjetër pasi përbënte rrezik për jetë e banorëve të lagjes. Sipas Çipës, për këtë shpërthim ishin marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ishin bërë studimet gjeologjike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit morën masa që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb