Hyjin e pranojmë ose jo në një natyrshmëri krejt personale. Në interpretime të ndryshme Zoti vizualizohet në imagjinatën e gjithkujt me tipare të caktuara. Kjo përpjekje nuk ka përfunduar ende dhe nuk dihet saktë deri kur…. Tentativa për të afruar besimtarët me imazhet e figurave fetare, paraqitja e tyre finalizohet paksa me ikonografinë.

Në studion e emisionit “Dikush” në “gsh.al” i ftuar Bledar Gramo ikonograf, tregon “takimin” e tij me “portretin” e Zotit. Përmes përjetimit personal thotë se nuk është aq i qartë për të bërë Zotin sipas mënyrës së tij.

Misteri mbetet pa zgjidhje, por mund të kuptojmë nga pak për perceptimin e Gramos, disi të përgjithshëm që na çon tek një gjysh i mirë, i mençur me karakteristikat e të Madhit. Moderatoret Anilda Kaçaçi dhe Keisi Shtëpani kërkojnë më shumë për raportin që vetë Gramo ka me Zotin, po ai jep një përgjigje “pa përgjigje” (që shihet qartë në videon e plotë të emisionit në “GSH.AL”).

Ndërsa flasim për këtë lloj arti, Gramo ngre shqetësimin se në kurrikulat e shkollave në Shqipëri nuk ka një lëndë të posaçme për ikonografinë, duke i krijuar boshllëqe të theksuara brezit të ri, kur në vendin tonë ka një traditë të mirë ikonografësh me Onufrin, vëllezërit Kostandin e Athanas Zografi apo Simoni i Ardenicës etj.

Në intervistën e plotë në “Youtube” të “GSH.AL” do kujtoni se Bledar Gramo nuk është vetëm ikonograf, po një nga djemtë e grupeve të para të rokut të Shqipëri. E nisi me “Radical obscurity” e më pas kulmon si baterist tek “Centaur” me Fabian Asllanin, Gent Pjetrin apo dhe Erjon Zaloshnjën.

Në studion e “Dikush”, Gramo dha lajmin e mirë se “Centaur” kthehen pas pak muajsh me një koncert të madh roku për të gjithë ndjekësit e kësaj rryme që në thelb është një stil jete.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: