‘Il Giornale” i ka kushtuar sot një shkrim përplasjes mes Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Prestigjiozja italiane në analizën e saj thekson se pas këtyre akuzave dhe sulmeve të Lu-së në drejtim të Llallës, qëndron pikërisht George Soros.
auto_Screenshot_11486822789
Shkrimi i plotë në “Il Giornale”
Përplasje ballore ndërmjet Prorkurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, i akuzuar se është një agjent i Soros-it që synon të manipulojë politikën e brendshme shqiptare.
Nga Giovanni Giacalone
Donald Lu akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se është kundër reformës së drejtësisë, kaq e shumëpritur dhe e dëshiruar nga Sorosi dhe ish-presidenti i SHBA-ve, Obama. Një ndërhyrje krejtësisht e papranueshme nga ish-establishmenti i SHBA-ve, që në fakt jemi mësuar të përdoret edhe në Itali. Mjafton të kujtojmë rastin e ish-ambasadorit amerikan në Romë, John R. Philips, i cili ishte i njëanshëm dhe në favor të një “PO”-je në referendumin e kërkuar nga Renzi, duke thënë se fitorja e “JO”-së do të ishte një hap prapa në Itali.

Megjithatë, në Shqipëri çështja është shumë më serioze dhe mjafton të shohësh akuzat e Prokurorit të Përgjithshëm kundër Ambasadorit Lu. “Prokurori i Përgjithshëm do që t’i bëjë të ditur Zotit Lu se është mësuar që të luaj rolin e të zotit të shtëpisë në politikën shqiptare, por nuk mund të bëjë të njëjtën gjë dhe me Prokurorinë”.

Dhe përsëri: “Z.Lu beson se ai ka në dorë fatin e Prokurorit kur shantazhon institucionet apo duke revokuar vizat, në mënyrë të tillë që të mbyllen disa hetime. Ata dhe të gjithë të tjerët duhet të kuptojnë se për të kryer detyrimet ligjore dhe kushtetuese, prokurorët nuk kërkojnë një vizë. Ky lloj presioni nga ambasadori amerikan në Tiranë është shumë e ngjashme me praktikën e zbatuar nga Soros për të manipuluar opinionin publik dhe zhvlerësuar rolin e institucioneve”.

Prokurori vazhdon më tej: “Një mbështetës i hapur i reformës gjyqësore në Shqipëri, Z. Lu i ka bërë presion Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë propagandistike për paketa të caktuara legjislative, si dhe për projekte që ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut, siç dëshmohet edhe nga Komisioni i Venecias”.

Prokurori Llalla ka akuzuar Lu për kërcënime direkte të bëra prej tij, në rast se nuk mbështet paketat e reformës në drejtësi dhe jo vetëm: “Më shumë se një rast ambasadori Lu i ka bërë presion Prokurorisë së Përgjithshme për shumë çështje të mbyllura në lidhje me kompani të mëdha të cilat kanë shkelur ligjet shqiptare”. Rasti më evident duket se është çështja ndaj Bankers Petroleum, ndërmarrja kanadeze, e cila u fitua në mars të 2016 nga Geo-Jade.

Në Shqipëri Bankers Petroleum prodhon rreth 200 mijë fuçi nafte në ditë, por është akuzuar nga mediat lokale dhe nga banorët e zonës, për dëme të mëdha të pariparueshme në ambientet përreth. Prokuroria gjithashtu i referohet një letre të dërguar nga ambasadori Lu në lidhje me hetimin për Bankers Petroleum, për episodet e ndotjes së zonës së Patos-Marinze, një letër cilësuar e paqartë nga Prokuroria dhe nga disa media, në mënyrë të veçantë ku shkruhet: ‘Presim që motivimet politike dhe presionet publike të mos influencojnë në vendimet e prokurorisë’.

Rasti në fjalë ka ngjallur ironi veçanërisht në disa media, si në rastin e të përditshmes Dita, ku ambasadori amerikan tregon letrën. Përplasja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe ambasadorit amerikan është bërë publike edhe nga “Washington Times”, me disa detaje interesante. E përditshmja, përveçse drejton gishtin kundër ambasadorit Lu, i akuzuar se ndjek politikat e Sorrosit në Shqipëri, nxjerr në pah edhe sesi administrata e Obamës ka mbështetur Partinë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama, i ftuar në dasmën e Giorge Soros në 2013.

“Washington Times” rendit ndër të tjera sesi rreth 70 anëtarëve të opozitës i është revokuar viza në ambasadën amerikane në Tiranë. Motivet nuk janë të qarta, duke marrë parasysh që zyra diplomatike në Tiranë nuk mund të sqarojë për raste individuale, shkruan gazeta.
(Përshtati nga ‘Il Giornale.it’ BalkanWeb)

(ed.me/da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: