Gazeta më e madhe e Napolit, “Il Mattino”, i ka kushtuar një hapësirë të gjerë merkatos në hyrje dhe dalje të skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti, ku veç emrit të Lorenco Insinjes, i përfolur shumë si largimi i parë nga skuadra napoletane, ka edhe mjaft emra të tjerë.

Por natyrisht ai që i intereson tifozëve shqiptarë është Elseid Hysajn, me lojtarin e Kombëtares kuqezi, që sipas “Il Mattino”-s, por jeton ditët e fundit me fanellën e kaltër. Hysaj nuk bën më pjesë e projektit të Napolit dhe sikurse ai, edhe Dris Mertens dhe Mario Rui, me të tre lojtarët që do të nxirren në shitje. Mbetet për t’u parë se çfarë çmimi do të kërkojë Napoli për mbrojtësin kuqezi, i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por me klubin e kaltër që mund të kënaqet dhe me gjysmën e kësaj shume.

Il Mattino
Il Mattino

Ka treg në fakt për Kulibali, me klubin e De Laurentisit që pret të arkëtojë jo më pak se 100 milionë nga qendërmbrojtësi potent dhe më pas të investojë në fuqizimin e ekipit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: