Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare, studente në universitetin “La Sapienza” në Romë, vdiq nga shoku hemorragjik shkaktuar nga 3 goditjet me thikë në qafë, të ish-të dashurit të saj.

Ishte kjo përgjigja e autopsisë së parë nga mjekët, ndërsa sot është zbardhur versioni më i gjatë se si mund të ketë ndodhur vrasja nga ish-idashuri filipinas:

“Ilaria Sula mund të ketë humbur ndjenjat nga goditjet e Mark Samson para se të goditet me thikë dhe të vritet. Autopsia e kryer mbi trupin e studentes së universitetit të vrarë nga ish-i i saj në lagjen e emgrantëve në Romë. Sipas mjekëve, disa elementë do të tregonin se viktima u përpoq të mbrohej nga agresori para se të vritej.”

E reja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali i cili ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Vrasësi, pasi e ka masakruar Ilarian,  e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb