Rikthehet Ilary Blasi. Ish bashkëshortja e Francesco Tottit rikthen mediat rozë të flasin sërish për të, pasi kjo e fundit ka hapur një llogari në rrjetin social “Tik Tok”.
Blasi numëron 1.3 milionë follower në Facebook dhe 2.3 milonë ndjekës në Instagram. Tashmë në “Tik Tok” pritet një boom i vërtetë klikimesh, likesh e komentesh nga fansat e shumtë, që pëlqejnë moderatoren e famshme italiane.
Në formë batute Ilary ka shkruar se nuk ka shumë njohuri për përdorimin e Tik Tok, ndaj u kërkoi komentusve të shumtë që t’I vinin në ndihmë. Megjithatë vetëm në sajë të videos së pare të saj në Tik Tok, ajo numëron 91 mijë fansa, më shumë se 2 milionë fansa
Kujtojmë që së fundmi Ilary Blasi u përfshi në një process ligjor me ish bashkëshortin e saj Totti, sa i takon detyrimeve të papërmbushura nga ish kapiteni I Romës sipas saj, ndaj fëmijëve të tyre.