Konflikti virtual mes gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores sportive Ilda Bejleri ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit. Dhe pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka po harrohej, Bejleri shkon dhe i hedh benzinë zjarrit.

Bukuroshja e ekranit mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku sapo ka hyrë në skenë, ka marrë një kompliment për veshjen nga moderatori Ermal Mamaqi.

“Ilda po sa bukur qenke veshur sot. Yll!”,i tha Mamaqi Ildës, e cila nuk e kurseu një kunjë për Nanon.

“Ju pëlqen? Se thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit, ta pyesja a jam mirë kështu!”- u shpreh ajo.

Përplasja mes dy personazheve të njohur nisi pak ditë më parë kur Nano, në emisionin e tij, kritikoi Bejlerin për veshjen duke e krahasuar madje me veshjet e klubeve të striptizmit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb