Nga: Enida Himaj*

Ilda, një ndër femrat që mbetet një kënaqësi për syrin. Prej shumë vitesh moderatorja ka mbetur besnike e sportit, ndaj nuk ndjehet sikur po e “braktis”, tani që do të nisë një tjetër format, “Sfida”.

Bukuroshja na premton një show ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë. Edhe pse është shumë e dashur dhe e famshme ka preferuar që ditëlindjen e pak ditëve më parë ta festojë vetëm me miqtë e afërt. E lumtur dhe e qetë ndjehet në jetën private, duke mos dashur të japë më shumë detaje. Ilda na pohon se vijon të ketë një raport me Shaqirin, edhe pse miqësor. Gazetarja seksi duket se i ka shpëtuar akuzave për operacione plastike, duke u shprehur se nuk do të ndryshojë asgjë tek pamja fizike, edhe pse pranon se ka disa mikesha që kanë ndërhyrje kirurgjikale, për kë ta ketë vallë???

Mbeteni një ndër imazhet më të pëlqyera në televizion, si ia keni dalë ti mbijetoni tregut?
Më vjen mirë që e thoni këtë, ju falënderoj për këtë konstatim. Nuk bëj diçka të veçantë për ti mbijetuar tregut përveçse bëj punën time, dhe mundohem që të jem e kujdesshme përsa i përket imazhit tim. Mendoj që tregu i selekton vetë personazhet, dhe për të thënë të drejtën ky treg ka filluar dhe është bërë me elitar në përzgjedhje, dhe kjo është diçka pozitive.
Mendoni se e keni kuptuar tashmë çfarë zgjedh audienca tek ju?
Tek unë, zgjedh Ildën, Ildën si gazetare, Ildën si imazh, por edhe Ildën si person, Ildën origjinale dhe e hapur me publikun.
U bëtë gjithë këto vite në ekran, a ka rivale Ilda?
Ekrani ka vend për të gjithë, janë shikuesit ata që e bëjnë përzgjedhjen.
Ju pëlqen teksa ju etiketojnë si vajza e sportit?
Patjetër që më pëlqen, kështu jam njohur që në fillim, sporti është pjesë e jetës sime.
Keni menduar të hiqni dorë nga sporti, çfarë ju mërzit më shumë tek kjo fushë?
Asnjëherë nuk e kam menduar diçka të tillë, ndoshta të eksperimentoj në diçka tjetër po. Por pa lënë asnjëherë mënjanë sportin.
Ndërkohë shumë shpejt do të vini me një show tuajin çfarë është ky format, si ju erdhi ftesa?
Ftesa më erdhi nga producenti i shumë formateve të njohura në “Top Channel”, Rezart Aga, dhe e falënderoj për këtë mundësi që më dha. Duke pasur plotësisht besim tek ai, duke qenë se çdo gjë që ai krijon shndërrohet në sukses, e pranova këtë ftesë, për më tepër që çdo gjë ndodh brenda familjes së madhe “Digitalb”. Ky show do të transmetohet te një prej kanaleve të kësaj platforme dhe do të nisë shumë shpejt. Ju garantoj që do të jetë diçka krejtësisht ndryshe nga spektaklet që kemi parë dhe shumë personazhe të njohur do të vijnë si konkurrentë në show-n më të ri që quhet “Sfida”.
Ju tremb ideja që do të “braktisni” pjesërisht sportit për tu angazhuar më shumë me formatin e ri?
Aspak, më pëlqen të vij ndryshe në ekran.
Keni marrë oferta nga kanale të tjera për tu zhvendosur në një tjetër ekran?
Edhe kam marrë, por është e kotë ti mendoj këto oferta sepse unë nuk e imagjinoj dot veten të punoj diku tjetër, pasi aty kam hedhur hapat e parë të karrierës sime.
Pak ditë më parë festuat dhe ditëlindjen, si shkoi festa, a kishte shumë të ftuar VIP?
Festa ishte shumë intime, me disa njerëz të dashur për mua, me të cilët kaloj pjesën më të madhe të ditës.
Cila ishte dhurata më speciale që morët?
Kishte plot të tilla.
Përse nuk e shikojmë asnjëherë Ildën me një mashkull në krah?
Nuk ka ardhur ende momenti.
Si është jeta private, a keni dikë në krah?
Jeta private shkon mirë, ndihem e qetë dhe e lumtur.
Çfarë duhet të ketë një mashkull që të marrë vëmendjen tuaj?
Duhet të jetë mashkull, në kuptimin e plotë të fjalës.
Po me Xherdan Shaqirin çfarë u bë, i ruani lidhjet, jeni miq apo..?
Patjetër që i ruajmë lidhjet, Xherdani është një futbollist dhe një person që unë e vlerësoj për arritjet e tij. E kam mik.
A duhet një gazetare sportive të ketë të dashur një futbollist?
Jo, medoemos.
Po një personazh të famshëm?
Pse jo…
Kohët e fundit kanë qarkulluar fotot e VIP-ve që bëjnë ndërhyrje, a e keni parë veten në këto foto?
Për fat të mirë nuk e kam parë, sepse në këto kohë që jetojmë, janë bërë aq shumë të shpeshta ndërhyrjet saqë edhe aty ku nuk ka ndërhyrje na duket sikur ka. Sidomos njerëzit e ekranit janë më të shigjetuarit.
Jeni pro apo kundër ndërhyrjeve, çfarë do të ndryshonit në pamjen tuaj?
Unë nuk do të ndryshoja asgjë në pamjen time fizike, përveçse këtë vit kam vendosur të merrem seriozisht me palestrën, për t’u ndjerë sa më në formë.
Ka Ilda mikesha që kanë bërë ndërhyrje të shumta?
Edhe kam.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: