Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Luan Baçi, kanë bërë akuza të rënda ndaj forcave të policisë, duke pohuar se gjatë protestës së djeshme të opozitës në kryeqytet ka pasur akte dhune ndaj tyre dhe protestuesve.

Dashnor Sula pretendoi se ai dhe protestuesit janë përballur me sjellje agresive nga policia.

“Na vunë përpara dhe po na hidhnin në Lanë. I thyen kameran operatorit. Goditën edhe një fotograf. Ai me pelerinë jeshile aty jam unë. Unë s’kam bërë llafe me një kalama në rrugë. Mund të jem natyrë emocionale, por nuk gjuaj,” deklaroi Sula.

Nga ana tjetër, Luan Baçi tregoi një incident ku sipas tij deputetja Ilda Dhori, është marrë zvarrë nga policia.

“Morën zvarrë Ilda Dhorin te sheshi Wilson. Janë të përgatitur. I bëjnë drejtuesit e policisë,” tha Baçi, duke aluduar se veprimet e policisë janë të organizuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb