TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka vendosur masa administrative dhe kallëzuar pranë Prokurorisë për ndjekje penale 11 zyrtarë të Administratës Shtetërore nën akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë, ndër të cilët 3 zyrtarë të administratës doganore.

Por pas njoftimit të ILDKP-së, ka reaguar Dogana, e cila ka deklaruar se zyrtarët e kallëzuar nuk janë më punonjës të Administratës Doganore Shqiptare. Sipas Drejtorisë së Doganave, punonjësit e kallëzuar nga ILDKP-ja, janë larguar në vitin 2013 dhe 2012.

“Duam që të bëjmë me dije opinionin publik se 3 zyrtarët e kallëzuar nga ana e ILDKP, Jonida Spahija, Manushaqe Kromollari dhe Nestor Ruço nuk janë më pjesë e Administratës Doganore dhe janë larguar nga puna shumë kohë më përpara. Këta punonjës janë larguar nga puna në periudhat kohore si më poshtë:
1. Jonida Spahija, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Larguar 19.03.2013
2. Manushaqe Kromollari, për funksionin Përgjegjës Operacionesh, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Larguar 07.05.2013
3. Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Larguar 01.04.2012
Sigurojmë opinionin publik se të 3 këta ish-punonjës së Administratës Doganore nuk janë më pjesë e personelit të kësaj administrate, ndërkohë që Dogana Shqiptare mbështet investigimin dhe çuarjen përpara drejtësisë të punonjësve të administratës shtetërore të cilët fshehin pasurinë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: