Policia në Krujë ka arrestuar tre të rinj 24-vjeçarë dhe ka proceduar një tjetër të ri, pais dyshohet se kanë organizuar lojëra të paligjshme të fatit.
Efektivët kanë sekuestruar çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
“Krujë
Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, ka ogranizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ilegal game”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Gjatë kontrollit në një lokal në Fushë Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)