TIRANE– Një grup të rinj kanë protestuar mëngjesin e sotëm para Ministrisë së Shëndetësisë, duke bllokuar hyrjen e institucionit. Në shenjë proteste pas publikimit të audiopërgjimit të ministrit Beqaj në një bisedë telefonike me vartësin e tij, ata e kanë gjuajtur kreun e Shëndetësisë me vezë, paracetamol dhe domate.

Duke mos e lejuar të hynte në institucionin që ai drejton, ata e kanë quajtur “hajdut”, teksa mbanin në duar banderola ku ndër të tera shkruhej “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë”.

U desh ndërhyrja e punonjësve të rendit për të për normalizuar situatën, por nuk kanë munduar as përplasjet mes të rinjve dhe policisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: