Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, në një lidhje direkte në emisionin “Sport Neës Plus” në News 24, moderuar nga Daljana Sejdia, flet për objektivin titull këtë sezon te vlonjatët, por edhe te licencimi për Europën në sezonin tjetër.

Vasil Ruci, pas humbjes me Skënderbeun, deklaroi i bindur që Flamurtari e fiton tiullin këtë sezon. Keni besim se keni skuadrën e duhur për të fituar këtë titull?

“Gjej rastin të falenderoj disa legjenda, si Ruci, Kushta apo Taho, që kanë qenë optimistë për këtë grup, dhe për vazhdimësinë. Fitimi i titullit nuk bëhet menjëherë, pavarësisht se ne nuk heqim dorë. Nga një ekip ku vjet, gjysmën e parë, ishte një prezantim i mirë i skuadrës, dhe në gjysmën e dytë luftohej për mbijetesë, duhet një konsolidim i gjendjes së mentalitetit të fituesit. Edhe prurjet e reja, duhen ingranuar, pasi një mënyrë tjetër loje, ka kosto kohore, pasi me pikët jemi pranë kreut të klasifikimit. Duhet t’i marrim gjërat me ngadalë, jo një javë të jemi për kampionë, e pas një humbjeje të futemi në ndonjë mini-krizë.” – deklaroi Daja.

Flamurtari në dy vitet e fundit nuk është licencuar në Europë, prej problemeve financiare. E keni menduar me administratorin Idrizi, si do e zgjidhni?

Kjo është një pyetje që nuk më takon mua. Klubi ka njerëzit përkatës për një përgjigje më të detajuar për këtë situatë. Shpresojmë që presidenti bashkë me stafin, t’i ketë paraprirë kësaj situate, që nëse arrihet rezultati, të mos kemi pengesë në Europë. Dhe me afrimin e sponsorëve, mund të bëhet një rimbursim i financave të klubit, që më pas të shkojmë drejt licencimit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb