Ilir Daja do të jetë për dy sezone te Flamurtari. Edhe pse ende nuk është hedhur firma, klubi i ka ofruar trajnerit të ri kontratë 2-vjeçare. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport”, nga burime pranë klubit vlonjat.

Në takimin që Daja zhvilloi dy ditë më parë me administratorin, mësohet se është diskutuar edhe për lojtarët që do të jenë pjesë e Flamurtarit gjatë këtij sezoni. Kështu veç rinovimit të Mustës, Useinit dhe Bushiçit, “timonieri” i ri kërkon që të ketë në organikë edhe një sulmues si Alvesh.

Braziliani pëlqehet nga Daja, i cili ka kërkuar që ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ri dhe këtë kërkesë ia ka bërë Sinan Idrizit. Tashmë mbetet topi te kreu i klubit, nëse do ta plotësojë apo jo këtë kërkesë të trajnerit. Gjasat janë që klubi të vendoset në lëvizje, duke kontaktuar me sulmuesin dhe t’i bëjë atij ofertën për një rinovim të mundshëm. Burime pranë klubit bëjnë me dije se brenda kësaj jave drejtuesit do të kontaktojnë me Alveshin. Nëse vjen edhe firma, atëherë dëshira e parë e trajnerit do të plotësohej.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/daja-kontrate-2-vjecare-te-flamurtari-zbulohen-deshirat/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: